Ka përfunduar me sukses projekti I bashkëpunimit të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe 2 universiteteve belge. Ky projekt që përfshin studentët belg, në fokus ka promovimin e resurseve turistike të Shkodrës në faqet e internetit në Belgjikë. Pedagogia Eliza Bruneel vlerësoi bashkëpunimin për të dytin vit.
Ndërsa dy studentë, shqiptarë të Kosovës që jetojnë në Belgjikë japin përshtypjet për Shkodrën dhe projektin që realizuan.
Projekti mes fakultetit ekonomik të universitetit të Shkodrës dhe dy universiteteve belge pritet që të vijojë edhe vitet e ardhshme për të krijuar më shumë ura bashkëpunimi me qëllim promovimin e siteve turistike që Shkodra ka dhe thithjen e sa më shumë turistëve të huaj.