Disa studentë kanë protestuar sot para Kuvendit, duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas publikimit të videopërgjimit nga PD, ku pretendohej se i vëllai i tij Agron Xhafaj vijonte aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës.

Ata shpalosën një banderolë të zezë me pyetjen: “O pasha ç’u bë me mallin tim?”

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i cilësoi sot një “maskaradë me synime destabilizuese”, sulmet dhe akuzat e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidhur me vëllanë e tij, i

arrestuar në Itali në vitin 2002 dhe më pas i dënuar me vendim të formës së prerë në vitin 2012 nga Gjykata italiane e Kasacionit, me 7 vjet e dy muaj burgim, për pjesmarrje në një organizatë kriminale e cila merrej me trafikun e drogës.

Artikulli paraprakPARALAJMËRIMI I BASHËS JASHTË KUVENDIT: NUK KENI PARË GJË AKOMA!
Artikulli tjetërPROKURORIA APELON VENDIMIN, KËRKON BURG PËR TAHIRIN