Të përbashkëtat dhe dallimet e kulturave italiane dhe franceze kanë qenë tema e diskutimit në aktivitetin e organizuar nga departamenti I Romanistikës, në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. “Kuzhinë italiane apo kuzhinë franceze? Rivalitet, miqësi, përsosmëri” ishte tema e këtij aktiviteti që përfshiu jo vetëm gastronominë e dy vendeve të zhvilluara por edhe problematikat me të cilat njerëzimi u përball në këto dy vite pandemi.
Ingrid Tirane, pedagoge në programin e studimit të gjuhës italiane shpjegon në detaje qëllimin e këtij aktiviteti.
Ndërkohë, Aurela Voci, pedagoge në programin e studimit të gjuhës frëge shpjegon se pse pikërisht ky takim u përqëndrua tek gastronomia.
Pjesë e këtij takimi ishin nxënës të shkollave të mesme “Oso Kuka”, “28 nëntori” dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”