Pavarësisht se është fundjavë dhe kushtet atmosferike nuk janë të favorshme, studentët kanë dalë sërish sot në protestë para Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë.

Në ditën e gjashtë të protestës, studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se kjo protestë nuk ka asnjë lidhje me politikën. Studentët janë shprehur se qeveria ka afat deri të martën për të plotësuar kërkesat e tyreNdërsa gjatë protestës nuk kanë munguar tensionet e përplasjet.

Teksa pedagogu Jani Marka ka tentuar të marrë fjalën, studentët i kanë marrë megafonin dhe e kanë larguar me forcë pasi sipas tyre është pjesë e ‘Lëvizjes për Universitetin’ të cilën ata e konsiderojnë si lëvizje politike.

Lidhur me pikën 8 të kërkesëse, ministria e arsimit sqaron se tashmë janë marrë masat e nevojshme dhe brenda vitit akademik 2018-2019, të gjithë studentët do të jenë të pajisur me kartën e studentit.

Protestës i janë bashkuar edhe studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të cilët kanë vendosur që ditën e sotme të mos protestojnë në Shkodër por t’i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë.

Artikulli paraprakSIGUROHEN 50 MIJË EURO PËR KURIMIN E MUSA BACULIT
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITË ME QILIMAT E PRODHUAR NGA TEZGJAHU