3 dhjetori shënon hapjen e procedurave për studentët që përjashtohen nga tarifat e shkollimit në të gjitha universitetet e vendit.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit akademik do të përjashtohen nga tarifa e shkollimit dhe studentët që kanë zgjedhur të studiojnë mësuesi,

duke plotësuar kriterin e notës mesatare 9 dhe 10, e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.

Vendosja e mesatares mbi 7 për hyrjen në mësuesi, e ka bërë këtë vit akademik momentin e një kthese të madhe në këtë profesion. Kryeministri Rama e prezantoi këtë nismë një muaj më parë, duke ofruar dhe 1 mijë dollarë bursë për studentët ekselentë që kanë zgjedhur mësuesinë.

Procedura e pranimit është e njëjta me vitet e kaluara, ndërsa përgatitja e dokumentacionit përkatës do të bëhet gjatë muajit dhjetor, pasi në muajin janar, para fillimit të sezonit të provimeve bëhet pagesa e tarifës së shkollës.

Nga tarifa e studimit përjashtohen studentët me aftësi të kufizuara, studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike të plotë ose të pjeshme, studentët fëmijë të policëve të rënë në detyre,

fëmijët e ish-të përndjekurve politikë, dhe studentët e identifikuar si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore. Tarifat e studimit në Universitet shtetorore variojnë nga 25 mijë deri në 50 mijë lekë të reja.

 

 

Artikulli paraprakSKANDAL, “SHEMBET” RRUGA E VELIPOJËS
Artikulli tjetërSHKODËR, PANAIR PËR FESTËN E SHËN KOLLIT