Në ditën e “Urdhrit të Maltës” studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u bënë pjesë e zhvillimit të praktikave në terren duke ofruar për qytetarët e rastësishëm shërbime falas për matjen e glicemisë, presionit arterial, indeksit të masës trupore dhe edukimit shëndetësor. Kjo u mundësua nga bashkëpunimi i organizatës Malteser në Shkodër me departamentin e lëndëve paraklinike të universitetit të Shkodrës.

Në terren kanë zbritur dy grupe me studentë, një në qytetin e Shkodrës dhe tjetri në Lezhë. Ky aktivitet shërben jo vetëm në ndihmë të popullatës por edhe si eksperiencë e shtuar për studentet, si personel i ardhshëm shëndetësor.

Artikulli paraprakGATI QENDRAT E EMIGRANTËVE NË LEZHË
Artikulli tjetërTETORI, MUAJI I LETËRSISË