Shkrimtarja dhe përkthyesja Loreta Shchillock ishte e ftuar në një bisedë me studentë të fakultetit të shkencave shoqërore për librin e saj me poezi “Shtegtim Vargjesh”. Poezitë në këtë libër Shchillock i ka shkruar që në moshë të re kur ishte ende pa emigruar drejt Gjermanisë por pamundësitë e kohës bënë që të qëndrojnë për shumë vite në sirtar.
Pedagogia, përkthyesja dhe shkrimtarja shqiptare në Gjermani ka edhe një mesazh për të rinjtë shqiptar që të mos emigrojnë masivisht siç po ndodh aktualisht.
Përgjegjësi i departamentit të letërsisë profesor Arben Prendi që organizoi këtë takim në kuadër të muajit të letërsisë tha se këto takime janë një mundësi e mirë për studentët.
Loreta Shchillock është një përkthyese e njohur e disa autorëve shqiptar në gjuhën gjermane, pedagoge në universitetin e Shtugartit si dhe specialiste në ministrinë e arsimit në Gjermani e cila tashmë po tregon talentin e saj edhe përmes librave me poezi siç është “Shtegtim Vargjesh”.