Këshillat Studentore të Universiteteve Publike do i drejtohen nesër me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku do paraqesin 4 kushtet e tyre. Kërkesa mban datën 06 dhjetor dhe Ministrisë i është lënë afat për kthimin e përgjigjes deri në orën 16:00 të ditës së nesërme.

Studentët e të gjitha universiteteve publike kane paralajmëruar se do bojkotojnë edhe nesër mësimin duke u grumbulluar në oborret e fakulteteve përkatëse për të marshuar në orën 10:00 drejt Ministrisë së Arsimit.

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:
1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë).

foto galeri PreviousNext
Axhenda për nesër:

Universiteti Aleksander Moisiu Durres (Spitalle) 8:30-09:00
08:30 tek Mjekesia Tirane
08:30 tek Shkencat e Natyres
08:30 tek Inxhinieria Ndertimit
08:30 tek Fakulteti Fizikes (Vasil Shanto)
09:00 Juridiku dhe Ekonomiku edhe Gjuhet e Huaja bashkohen tek Politekniku
Marshimi nis ne oren 09:30 per t’u grumbulluar ne oren 10:00 tek Ministria e Arsimit

Artikulli paraprak“FUNDI I VUÇIÇIT ËSHTË AFËR”, ARRESTOHET KËRCËNUESI I PRESIDENTIT
Artikulli tjetërADMINISTRATA ASNJË FESTË PËR FUNDVIT ME PARATË E SHTETIT. URDHRI