Studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit, Mjekësisë dhe Akademisë së Arteve kanë bojkotuar mësimin duke protestuar para ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Shkak për protestën e studentëve është bërë vendimi i datës 21 maj 2018, që sanksionon se të gjithë studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë janë të detyruar t’i nënshtrohen tarifës së shkollimit për kreditet në lëndët përsëritëse,
teksa vijojnë studimet në vitin pasardhës. Protestuesit u ulën në gjunjë përtokë, ndërsa brohorisnin; ‘Ne nuk ikim’, ‘Anulo vendimin’, ‘turp, turp, turp’, ‘Jemi studentë, nuk jemi klientë’.
Protestuesit thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.