Studenti shqiptar dënohet me 27 muaj burg në Angli, u kap me drogë.

Një i ri shqiptar që jetonte në Surrey, Angli është dërguar me 27 muaj burg për shkak se është kapur me kokainë, të një vlere prej 1.200 stërlinash. Siç shkruan media britanike, studenti shqiptar i identifikuar si Indrit Dida është dënuar sepse gjatë një kontrolli në makinën e tij, policia i gjeti në makinën e tij 17 gram kokainë, ndërsa ai vetë kishte me vete dokumente të falsifikuara. Pas dënimit gjykatësi është shprehur se ai duhet të dëbohet nga Anglia për në Shqipëri. Gjatë gjyqit, avokatja e Didës është shprehur se i riu kishte kryer universitetin në Shqipëri dhe kishte ardhur në Angli që të punonte, për të paguar universitetin.

Artikulli paraprakNDJEKJE E ÇMENDUR NËPËR RRUGË, NJË SHQIPTAR NË PRANGA, DY NË KËRKIM
Artikulli tjetërSHERRI PËR BLLOKIMIN E MAKINËS SË PARKUAR, 3 TË PLAGOSUR