Askush nuk është i përkryer, mirëpo askush prej nesh nuk duam që mjekët tanë ta kuptojnë këtë gjë.

Nga 60% deri në 80% e pacientëve gënjejnë mjekët e tyre lidhur me ushtrimet që bëjnë, sa shumë konsumojnë alkool, me çka ushqehen, konsumimin e duhanit apo të drogave dhe gjithçka tjetër qe i bëjnë të duken keq.

Ndërsa një e treta e pacientëve nuk kërkojnë sqarime shtesë kur nuk kuptojnë diçka apo nuk pajtohen me rekomandimet e mjekut.

Këto rezultate janë parë pas realizimit të një studimi në Universitetin e Utah Health, ku janë anketuar rreth pesë mijë amerikanë në lidhje me atë se çfarë bisedojnë me mjekët.

Sipas studimi arsyeja më e madhe e gënjeshtrave është se atyre u bën përshtypje opinioni i mjekëve dhe se nuk dëshirojnë të dëgjojnë ligjërata nga ta.

Artikulli paraprakSOT DITA E TË DASHURUARVE, SI LINDI KJO FESTË DHE KUSH ISHTE SHËN VALENTINI?
Artikulli tjetërSHKODRA ZBUKUROHET PËR SHËN VALENTIN