Autoriteti i Mediave Audiovizive ka realizuar një raport pas një monitorimi të mediave shqiptare lidhur me ndikimin e mediave në luftën kundër dhunës në familje. Gazetarja Alba Alishani e cila po prezanton gjetjet e këtij monitorimi në gjithë vendin, zhvilloi një takim me gazetarë dhe studentë të gazetarisë në Shkodër. Alishani thotë se dhuna gjinore nuk është interpretuar siç duhet në media ndaj nevojitet një autokorigjim…

Shifrat e dala nga ky raport mbi barazinë gjniore dhe rastet e dhunës në media janë alarmante thotë gazetarja Alishani, bazuar edhe në të dhënat zyrtare të INSTAT…

Edhe pse shpesh herë aksidentalisht, media ka dhënë një kontribut për paragjykimin, gjë e cila duke u mbështetur në këtë raport monitorues do të duhet që të ketë një qasje tjetër….

Synimi i këtij studimi monitorues mbi rastet e dhunës të pasqyruara në media është që të ofrojë një analizë të detajuar dhe të saktë të mënyrës se si raportohen dhe trajtohen rastet e dhunës në media si dhe të kuptohet ndikimi që ka ky raportim në ndërgjegjësimin publik dhe reagimin ndaj këtyre rasteve.

Artikulli paraprakMARRËVESHJA PËR EMIGRANTËT, MELONI MBLEDH NESËR QEVERINË
Artikulli tjetër“SHTETI S’KA KUJDES PËR RRËNOJAT E KISHAVE”