Gjatë një studimi duke eksploruar planetin Mars është gjetur uji i kripur nga i cili është kuptuar se mund të ketë jetë për gjallesat nënujore.

Uji i kripur gjithashtu prej hulmutimeve të shumta ka rezultuar se ka oksigjen të mjaftueshëm për të jetuar gjallesat nënujore.

Mirëpo në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga Instituti Teknologjik i Kalifornisë, i cili është publikuar në revistën “Nature Geoscience”.

Sipas llogaritjeve të bëra nga grupi i Vlada Stamenkovic kanë treguar se oksigjeni mund të mjaftojë për të jetuar gjallesa, madje edhe sfungjerët në ujin e kripur të Marsit.

Veçse deri më tani mundësia e jetesës në planetin Mars mendohej e pamundur, por studimet e fundit rrisin probabilitetin se ka kushte për të strehuar mikroorganizmat.

Artikulli paraprakURA MË E GJATË NË BOTË, HAPET VETËM PËR SHOFERË TË AUTORIZUAR
Artikulli tjetërKUSH ËSHTË QYTETI SHQIPTAR QË SHPENZON NË RESTORANTE MË SHUMË SE EUROPIANËT