Coronavirusi mund të mbetet aktiv te pacientët edhe pas vdekjes së tyre dhe madje të përhapet te të tjerët, kanë zbuluar studimet e reja. Ata që merren me kufoma janë më të rrezikuar nga kontraktimi i sëmundjes nga pacientët e vdekur, raporton themirror. Këtu përfshihen patologët, ekzaminuesit mjekësorë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, ose kushdo që punon në mjedise si spitale dhe shtëpi pleqsh, ku mund të ndodhin vdekje të lidhura me COVID-19. Ndërsa transmetimi në këtë skenar nuk ka gjasa të jetë shkaku kryesor i rasteve në rritje, ekspertët po paralajmërojnë anëtarët e familjes së të vdekurit të qëndrojnë të kujdesshëm. Hisako Saitoh, një studiues në Universitetin Chiba në Japoni, tha se “në disa vende, njerëzit që kanë vdekur nga virusi janë lënë pa mbikëqyrje ose kthehen në shtëpitë e tyre”.

Saitoh, i cili ka publikuar dy studime të fundit mbi sëmundjen, pohoi se “prandaj, mendoj se është një njohuri që publiku i gjerë duhet të jetë i vetëdijshëm”. Në korrik 2020, qeveria japoneze u bëri thirrje anëtarëve të familjes së pikëlluar që të distancohen nga trupat e pajetë, të përmbahen nga prekja e tyre – apo edhe shikimi i tyre. U rekomandua gjithashtu mbyllja e trupave të vdekur në thasë të papërshkueshëm dhe djegia e tyre shpejt brenda 24 orëve. Ndërsa këto kufizime u lehtësuan në maj 2022, familjet mund t’i shihnin të dashurit e tyre të vdekur vetëm “në një dhomë spitali të kontrolluar siç duhet nga infeksioni”. Disa studime kanë zbuluar gjurmë të një virusi infektiv në kufoma deri në 17 ditë pas vdekjes. Doktoresha Saitoh dhe kolegët e saj ekzaminuan mostrat nga hundët dhe mushkëritë e 11 personave që kishin vdekur nga COVID-19. Ata zbuluan se gjurmët aktive të coronavirusit në gjashtë nga 11 trupat, madje edhe 13 ditë pas vdekjes.

Dr Saitoh tha se “ishte befasuese që titrat infektivë (testet e grimcave) u ruajtën në të njëjtat nivele të larta si në pacientët klinikë. Ajo që ishte më e habitshme, megjithatë, ishin rezultatet e eksperimenteve të kafshëve”. Eksperimentet zbuluan se lloj brejtësish që ngordhën brenda pak ditësh nga kontraktimi me COVID-19 mund ta transmetojnë atë te kafshët e tjera. Në mënyrë të ngjashme, tek njerëzit, transmetimi ka më shumë gjasa kur një pacient vdes shpejt pasi është infektuar, kur nivelet e virusit në trup janë shumë të larta, kanë thënë studiuesit. Ekipi gjithashtu gjeti shumë viruse në mushkëritë e kufomave njerëzore sesa në traktin e sipërm respirator, duke sugjeruar që ata që kryejnë autopsi duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur trajtojnë mushkëritë.

Artikulli paraprakPAS SULMEVE KIBERNETIKE TURQIA I DHURON SHQIPËRISË SERVERA RUAJTJEN E TË DHËNAVE, JA ÇFARË U DISKUTUA NË TAKIMIN MES DY DREJTORËVE TË POLICISË
Artikulli tjetërE PAPRITUR PËR KAMPIONËT E BOTËS, ANULOHET FESTA E ARGJENTINËS NË SHESH ME TIFOZËT, ARSYEJA