Studimi:1 në 10 fëmijë në vend me aftësi ndryshe,92% s’marrin shërbim

Rreth 92 për qind e fëmijëve që kanë të paktën një vështirësi të një shkalle të thelluar nuk përfitojnë nga shërbimet sociale në një qendër zhvillimi të specializuar apo të kenë edhe mësues individualë. Ndërkohë që në të gjithë vendin rezulton se 10.7 % e fëmijëve e kanë një vështirësi të një shkalle të thelluar në funksionim dhe zhvillim, por vetëm 4 % e tyre janë certifikuar nga komisionet shtetërore si fëmijë me aftësi të kufizuara. Këto janë rezultatet e studimit të parë kombëtar mbi prevalencën e aftësisë së kufizuar dhe cilësisë së shërbimeve tek fëmijët e moshës 2-17 vjeç. Toni Gogu, drejtori kombëtar i “World Vision” u shpreh se detyrimi ndaj fëmijëve më aftësi të kufizuar është shumë më tepër se sa thjesht një pension. “Studimi vjen dhe na thotë 92% e fëmijëve me aftësi të kufizuar pra e këtij 70-mijëshit të fëmijëve nuk aksesojnë në shërbimet. Kjo është sfida e parë, është sfidë e shtetit të së drejtës. Ata kanë të drejtat e tyre dhe duhet që shteti t’ua garantojë”, tha Gogu. Përveç fëmijëve, ata që vuajnë më shumë mungesën e infrastrukturës janë prindërit e tyre dhe familjarët. Për këtë Anila Meço, drejtore e “Save the Children” u shpreh se gjetjet e studimit nxorën në pah edhe mungesën e sensibilizimit ndaj fëmijëve më aftësi të kufizuar ose edhe fëmijëve me aftësi ndryshe. Në vendin tonë të paktën 1 në 10 fëmijë ka një aftësi ndryshe. Në studimin e parë kombëtar morën pjesë 13 mijë fëmijë të moshës 2 deri në 17 vjeç. Gjithashtu në përkufizimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar janë ata fëmijë që kanë vështirësi ose nuk e kryejnë fare një funksion apo një veprimtari të jetës.

Artikulli paraprakATENTATI NË LOKAL, IDENTIFIKOHEN SHQIPTARËT E VRARË NË ZVICËR
Artikulli tjetërAKSIDENT I RENDE , GRUAJA VDES, SHQIPTARI PËRFUNDON NË SPITAL