Selfiet e famshme, që na paraqiten në rrjetet sociale nuk duken të sigurta dhe po shkaktojnë gjithnjë e më shumë aksidente fatale.

Shqetësuese janë të dhënat e një studimi spanjoll, i cili thotë se 379 njerëz kanë humbur jetën në mbarë botën duke bërë selfie në 13 vitet e fundit.

Studimi tregon se keto humbje jete janë në rritje, me 31 raste të regjistruara që nga fillimi i vitit 2021. Më i goditur nga ky fenomen është brezi i ri, pasi mosha mesatare e atyre që kanë humbur jeten është 24 vjeç. 41% janë të rinj nën 19 vjeç.

Një e treta e të gjitha humbjeve te jetes ndodhin tek turistët. Tre shkaqet kryesore janë rënia nga një lartësi e madhe (216 nga 379), mjetet e transportit si makina, trena etj. (123) dhe mbytja (66).

Shumë humbje jete nga selfiet janë si rezultat i rrezikimit të turistëve në vende që nuk i njohin mirë.

3 vendet kryesore përfshijnë Indinë (100 vdekje që nga viti 2008), Shtetet e Bashkuara (39) dhe Rusinë (33).

Artikulli paraprakNUK DUAN TË IDENTIFIKOHEN SI MASHKULL APO FEMËR, DASH LËSHON PËR HERË TË PARË PASAPORTËN ‘X’
Artikulli tjetërDIELL DHE TEMPERATURA DERI NË 23 GRADË