40 % e të rinjve shqiptarë duan të largohen jashtë vendit për një cilësi jetese më të mirë.

Ky është perfundimi i një prej kapitujve të sondazhit që ka realizuar fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” i cili promovoi sot në fakultetin e Shkencave të Edukimit në qytetin e Shkodrës studimin me titull “Rinia Shqiptare 2018/2019”.

Jonida Smaja Koordinatore e Fondacionit “Friedrich Ebert” thotë se studimi po kryhet në 10 shtete të europës jug-lindore, teksa në shqipëri është konstatuar dëshira e lartë e të rinjve për tu larguar drejt vendeve të Europës

Ndërkohë nga studimi rezulton se 80 përqind e të rinjve e konsiderojnë prioritet luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar e ndërsa 69 % e të rinjve janë shprehur pro për të votuar në zgjedhjet vendore

Të dhënat janë mbledhur në fillimin e vitit 2018 dhe më shumë se 10 mijë të rinj të moshës 14-29 vjec nga vendet e 10 shteteve të europës jug-lindore morën pjesë në këtë analizë

Artikulli paraprakBE: KOHA PËR KOMPROMIS, URA E DIALOGUT EKZISTON
Artikulli tjetërSHKODËR, NDEROHEN BOKSIERËT DHE TRAJNERI I SHEKULLIT