Politikat mjedisore te cilat duken se janë te lidhura kryesisht me politika qeveritare janë sjell ne vëmendje te një studimi te Bankës se Shqipërisë nga studiuesja Lindita Molishti ku u kërkohet bankave ne Shqipëri te fillojnë te menaxhojnë rreziqet e ndryshimeve klimatike para se ato te transferohen në rreziqe për stabilitetin financiar. Për të stabilizuar klimën dhe për të kufizuar rreziqet fizike të klimës, shkenca klimatike na thotë se është e nevojshme të reduktohet shtimi i gazrave serë (dioksid karboni CO2, metani CH4, oksid azoti N2O) në atmosferë në net-zero dhe të kufizohet ngrohja deri në 1.5°C mbi nivelet paraindustriale për të reduktuar pasojat e rrezikshme dhe të pakthyeshme të ndryshimeve klimatike .
Ne studim janë përshkruar rreziqet e mundshme klimatike për vendin tone i cilësuar si “vendi me i kërcënuar ne Evropë nga rreziqe te shumta nga qendra ndërkombëtare e monitorimit mjedisor”, duke filluar nga rreziqet fizike si, tërmetet te thatësira apo zjarret e përmbytjet. Si pasojë e ndryshimeve klimatike, pritet që në vitin 2050 temperaturat në Shqipëri të rriten me 2,4°C deri në 3,1°C (USAID 2016) dhe se reshjet do të bëhen më të ndryshueshme si rrjedhoje : numri i ditëve me temperaturë maksimale mbi 37°C do të rritet; kushtet e thatësirës mund të mbizotërojnë për të paktën gjashtë muaj në çdo vit dhe mundësia e zjarreve do te dyfishohen. Thatësira e gjatë në Shqipëri është e lidhur me performancën e sektorëve të tillë si energjia dhe bujqësia. Ajo që pritet nga bankat është që këto parashikime të ndryshimeve klimatike t’i çojnë drejt vlerësimeve te tilla si psh çfarë efekti do kishte rreziqet fizike te ndryshimeve te klimes (thatësira e gjatë) në portofolin e bankave? Nderkohe implementimi i agjendes mjedisore per reduktimin e emetimeve te gazrave sere kërkon transformim drastik të ekonomisë sonë – duke filluar nga mënyra e prodhimit të ushqimeve, prodhimin e energjisë, transportin dhe infrastrukturën – dhe zëvendësimin e teknologjisë së vjetër me alternativa teknologjike me emetim të ulët. Ky transformim është i shoqëruar me kosto të lartë në shumë sektorë.
Sipas studimit sektorët qe duhet te adaptohen dhe transformohen drejt nje ekonomie me emision co2 dhe kërkohet adaptim dhe ristrukturim :
– Adaptimi i sektorëve të energjisë që kontribuon me 30% të emetimit të CO2 në BE (energji elektrike dhe ngrohje);
– Adaptimi i industrisë dhe nën-sektorëve me emetim të lartë (industrisë përpunuese kryesisht prodhimi i çimentos, prodhimi i çelikut, i kimikateve si dhe industria nxjerrëse);
– Adaptimi i sektorit të transportit që kontribuon me 19% të emetimit të CO2 dhe kryesisht transportit rrugor i cili gjeneron 75% të emetimit të sektorit;
– Adaptimi i sektorit të bujqësisë me qëllim reduktimin e emetimit të gazit metan (CH4) dhe oksid azoti (N2O) për të cilat ky sektorë është gjeneruesi kryesor.
Është e qartë për të gjithë se pa financimin e duhur arritja e “net-zero emision” duket e pamundur ndaj dhe aktorët më të fuqishëm financiar dhe bankar në botë janë bashkuar në aleanca me angazhimin e tyre edhe për ”net-zero banking”, duke dekarbonizuar portofolet e tyre dhe fokusuar drejt kreditimit të gjelbër. Ka ardhur koha që edhe sistemi bankar shqiptar të ndërmarrë rolin përkatës për të nxitur ekonominë e gjelbër dhe kontribuar në një mjedis të sigurt.