A ju ndodh shpesh që kur ju bie alarimi i zgjimit, ju e fikni atë, ktheheni nga ana tjetër dhe vazhdoni të flini? Nëse po, nuk keni faj. Nuk jemi të programuar për të filluar të punojmë para orës 10:00 të mëngjesit…të paktën kështu thonë studiuesit. Të nisësh punën pas orës 10:00 të mëngjesit? Për momentin është utopi, por në të ardhmen duhet të jetë realitet për të rritur produktivitetin dhe mirëqenien. Këtë e bën të ditur një studim i fundit i kryer nga profesori Paul Kelley, kërkues i asociuar i Universitetit të Oksfordit, në Institutin e Neuroshkencës, në lidhje me ritmet kikardianë dhe gjumin. Shkollat dhe shumë kompani duhet ta spostojnë orarin e fillimit të punës, për të respektuar dhe për të punuar sipas ritmeve biologjike të studentëve dhe të punonjësve. Kjo është një çështje e privimit të gjumit, kur jemi të detyruar të ngrihemi sipas një alarmi të caktuar dhe jo natyrshëm. Humbja e orëve të gjumit ka pasoja edhe tek shëndeti. Kërkime të ndryshme tregojnë se privimi nga gjumi lidhet më diabetin, depresionin, obezitetin dhe një sistem imunitar më të dobët. Në studimin e tij, Paul konstatoi që për fëmijët rreth 10 vjeç, ora biologjike ishte rreth 6:30 të mëngjesit, për adoleshentët rreth 16 vjeç, ora biologjike është rreth 8:00 të mëngjesit, ndërkohë për 18-vjeçarët, të cilët mund t’i mendoni si gjumashë dhe dembelë, në të vërtetë ora e zgjimit biologjik është rreth 9:00 të mëngjesit. Është e lehtë të kuptosh se si orari i fillimit të shkollës funksionon për fëmijët rreth 10 vjeç, por jo për adoleshentët 16 dhe 18 vjeç. Për adoleshentët apo të rriturit do të kishte më shumë kuptim për ta nisur ditën e shkollës në 10:00 ose mbase edhe më vonë.

“Zilja na orën 7:00 për adoleshentët, është ekuivalente me fillimin e shkollës në orën 4:30 për një mësues 50 vjeç”, shpjegon Kelley. Atyre që mbështesin tezën se do të mjaftonte thjesht të shkonit të flinit më herët në mbrëmje për t’u ngritur të çlodhur dhe të ripërtërirë ditën tjetër në orën 7:00, Kelley u përgjigjet se nuk është kaq e thjeshtë.

“Ritmi natyral i trupit kontrollohet nga një lloj drite e veçantë”. Kelley thotë që dita jonë e punës duhet të jetë me fleksibël, duke respektuar ritmet tona natyrore. Duke e përshkruar humbjen mesatare të orëve të gjumit për çdo natë sipas moshave të ndryshme, profesor Kelley shpjegon se “mes moshës 14- 24 vjeç, kjo korrespondon më shumë se dy orë. Për persona të moshës mes 24 dhe 35 vjeç, është rreth një orë e gjysmë”.

Bie menjëherë në sy se orari 9:00-17:00 nuk do t’i këshillohej pjesës më të madhe të njerëzve dhe është vendosur nga drejtues mbi 50 veç. Një zgjidhje do të ishin oraret alternative. Me fjalë të tjera ata që janë më shumë se 50 vjeç do të duhej ta fillonin punën në orën 8:00 të mëngjesit, ata nën moshën 35 vjeç në orën 10:00, ndërsa studentët dhe ata që punojnë dhe studiojnë në të njëjtën kohë, të mund të paraqiteshin në punë në orën 11:00. Kelley mendon se oraret e sinkronizuara mund të kenë “më shumë pasoja pozitive, do të sillnin më shumë produktivitet por edhe humor të mirë tek njerëzit. Po ashtu, duke iu referuar pasojave te shëndeti do të kishim më pak njerëz të sëmurë dhe më shumë punonjës të lumtur dhe produktivë”. Duke e zgjeruar perspektivën, me shumë gjasa do të kishte më pak aksidente në rrugë dhe drejtuesit e mjeteve do të ishin më të kujdesshëm, dhe mbi të gjitha do të reduktohej trafiku në orët e pikut. Me fjalë të tjera, një mënyrë më e mirë për të nisur ditën e punës “që do t’u shkonte për shtat të gjithëve, veçanërisht familjeve”.

Artikulli paraprakKANDIDATI I PS BENET BECI PREZANTON PLANIN E PARKUT LIGATINOR DHE FUSHAVE TË SPORTIT NË HYRJE TË QYTETIT
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR BËN ME DIJE SE PAS MË SHUMË SE 40 VITESH VJEN NË SHKODËR KUARTETI ILA74