Familjet e pasura shqiptare, 20 përqindëshi më të ardhurat më të larta, i ka limituar shpenzimet për hotele dhe restorante etj., më 2018 në raport me një vit më parë, teksa shihet se kane rritur ndjeshëm shpenzimet për ushqim.

Sipas INSTAT në vitin 2018 familjet e pasura përdoren 36 për qind të buxhetit të tyre mujor për konsumin e ushqimeve në shtëpi, kjo peshë ishte me ulët gjatë vitit 2017 me 35% te totalit. Ndërkohë, qytetarët shkodranë e shohin këtë reduktim të shpenzimeve të luksit si treguesi kryesor I ekonomisë çdo ditë e në rënie në vend.

Familjet e varfra harxhojnë shumë më pak se mesatarja kombëtare për shëndetin, komunikimin, transportin, argëtimin etj. Bazuar në anketën e buxhetit të familjeve 2018, shpërndarja e shpenzimeve për konsum sipas decileve tregon se 90% e familjeve shpenzon 83,9% të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 70.788 lekë në muaj.

Nga ana tjetër, 10% e familjeve shpenzon 16,1% të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 122.242 lekë në muaj. Shpenzimet mesatare për konsum të familjeve tregojnë se në vitin 2018 ka pasur një ulje prej 19,6% të shpenzimeve të 10% të familjeve me shpenzimet më të larta dhe një rritje prej 9,5% të shpenzimeve mesatare për konsum të 90% tjetër, në krahasim me vitin 2017.

Artikulli paraprakSHKODËR, HELMOHEN 19 NXËNËS TË SHKOLLËS SË POSTRIBËS
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, RIKONSTRUKSION REPARTIT ZJARRËFIKËS