Sipas një studimi të ri afërsisht gjysma e popullsisë amerikane do të jetë obeze brenda një dekade.

Deri në vitin 2030, gati një nga dy të rritur, ose 48,9%, do të jenë në mbipeshë dhe përhapja e këtij fenomeni do të jetë më e lartë se 50% në 29 shtete dhe jo nën 35%në shtetet e tjera, sipas një studimi të botuar në “New England Journal of Medicine”.

Studimi gjithashtu parashikoi që mbipesha ka më shumë gjasa të bëhet më e përhapur te gratë, të rriturit me ngjyrë jo-hispanikë dhe të rriturit me të ardhura të ulëta.
Autori Zachary Ward, analist në Qendrën e Universitetit Chan të Harvardit për Shkencën e Vendimeve Shëndetësore, tha për CNN se mbipesha e tepruar po rritet në vend.

“Është me të vërtetë e vështirë të trajtosh obezitetin. Pra, parandalimi me të vërtetë duhet të jetë në krye të përpjekjeve për ta luftuar këtë epidemi në rritje”, ka thënë Ward.

Aviva Must, kryetare e Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Komunitare në Universitetin Tufts, theksoi se mbipesha ishte e rrallë 50 vjet më parë.

“Njerëzit që ishin të varfër ishin në nënpeshë, jo mbipeshë. Por kjo ka ndryshuar”, është shprehur Must.

Një nga faktorët e mbipeshës janë dhe pijet e ëmbla dhe ushqimet e përpunuara.
“Mbizotërimi i mbipeshes tek të rriturit dhe mbipesha e tepruar do të vazhdojë të rriten në mbarë vendin, me pabarazi të mëdha midis shteteve dhe nëngrupeve demografike”, thuhet në fund të studimit.

Në hulumtim janë përdorur të dhënat për indeksin e masës trupore (BMI) të raportuar nga më shumë se gjashtë milionë persona të rritur. Aktualisht, 18% e popullsisë amerikane vuan nga mbipesha e lartë.

Artikulli paraprakAUSTRALIA “DIGJET” NGA ZJARRET E TEMPERATURAT E LARTA
Artikulli tjetërDIVORCET NË NIVELE REKORD, DYFISHOHEN NË DY DEKADA