Studimi – HIV / AIDS, burgjet minë me sahat

Është rritur alarmi pas zbulimit të dy të burgosurve me virusin HIV AIDS. Një studim i kryer në burgje tregon se sistemi është një minë me sahat sa i përket shpërthimeve epidemike sidomos të HIV/AIDS. “Sistemi i burgjeve është një minë me sahat për sa i përket shpërthimeve epidemike sidomos të HIV/AIDS. U konstatua se të burgosurit përfshihen shpesh në marrëdhënie heteroseksuale apo edhe në marrëdhënie homoseksuale” tha Arjan Boçi, Stop AIDS në një prononcim për mediat. Studimi është bërë në shtatë burgje të vendit. Sipas këtij studimi të prezantuar sot dy të tretat e të burgosurve që kryenin marrëdhënie seksuale në burg nuk përdorin pezervativë Të burgosurit përdorin droga me injektim çka përbën një tjetër mënyrë të rrezikshme të transmetimit të këtyre sëmundjeve infektive. Shqetësues janë dhe tatuazhet që të burgosurit bëjnë gjatë kohës se vuajtjes së dënimit nga jo profesionistë dhe me mjetet jo të duhura duke shtuar një tjetër rrugë të transmetimit

Artikulli paraprakRREZOHET KERKESA E KASTRIOT ISMAILAJT PER PERJASHTIMIN E TRUPIT GJYKUES
Artikulli tjetërJETONTE I VETEM,I MOSHUARI GJENDET I VDEKUR PAS 20 DITESH NE BANESE