Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri, PPNEA prezantoi në mjediset e hotel “Colosseo” në Shkodër gjetjet nga një monitorim i faunës së egër në lumin Buna me fokus dy specie, blinin e bardhë dhe ngjalën. Xhemal Xherri, kordinator i qendrës PPNEA tha se blini i bardhë që gjendet vetëm në lumin Buna dhe lumin Po në Itali është në një kërcënim serioz zhdukje totale. Sa i takon ngjalave numri i tyre është më i lartë por edhe kjo specie sipas studimit ka nisur që të pakësohet.

Sa i përket kërcënimeve të tjera në lumin Buna dhe ruajtjen e ekosistemit, Xherri u shpreh se qendra mjedisore PPNEA ka raportime të shumta për krime mjedisore, peshkim të paligjshëm, ndërtime pa leje apo hedhje inertesh ndërsa një shqetësim i madh janë edhe rrjetat e peshkut të braktisura prej vitesh në ujë.

Në këtë prezantim të gjetjeve të studimit në lumin Buna të pranishëm ishin edhe aktorë të tjerë, organizata mjedisore, përfaqësues institucionesh dhe drejtues të organizatave nga Mali i Zi të cilët përcollën problematikat e përbashkëta lidhur me kërcënimet në lumin Buna dhe nevojën për ruajtjen e ekosistemit.

Artikulli paraprakRRUGA “RADOHINA”, BANORËT: DO PROTESTOJMË
Artikulli tjetërPAKO USHQIMORE PËR SHKOLLËN SPECIALE