Covid-i afatgjatë është vërtet shqetësues për pacientët të cilët vuajnë nga reumatizma.
Një studim i ri i realizuar nga hulumtuesit në New York, tregon se pacientët me sëmundje reumatike janë më të rrezikuar për zhvillimin e simptomave afatgjate të koronavirusit.
Ata mund të përballen me humbje të shijes, aromës si edhe vështirësi në përqendrim për më shumë se një muaj.
Dr. Medha Barbhaiya, reumatologe dhe drejtuese e studimit të paraqitur në konferencën e Kolegjit Amerikan të Reumatologjisë, thotë se këta persona janë të rrezikuar për shkak se sëmundja është kronike.
Në studim u përfshinë 7, 505 burra dhe gra mbi 18-vjeç të cilët pranuan se kishin pasur probleme reaumatike, të cilët ishin të prekur gjatë pandemisë me Covid.
Mjekët identifikuan infeksionet afatgjate të Covid si ato me simptoma për më shumë se një muaj.
Ndërkohë studiuesit planifikojnë t’i përdorin këto të dhëna për studime të mëtejshme për pacientët me sëmundje reumatizmale dhe COVID afatgjatë për të përcaktuar nëse simptomat e vazhdueshme të infeksionit ndërhyjnë tek sëmundjet reumatike.
Monitorimi i vazhdueshëm i këtyre pacientëve do të sigurojë njohuri të rëndësishme për efektet afatgjata të COVID-19 te pacientët me reumatizëm.