Sipas një studimi të fundit, akullnajat e botës po zhduken më shpejt nga sa mendonin deri tani shkencëtarët. Shkencëtarët mendojnë madje, se në vitin 2100 mund të zhduken dy të tretat e akullnajave.
Për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me 215,000 akullnajat që ka në zona të ndryshme të Tokës shkencëtarët përdorën simulime kompjuterike. Si bazë për këto simulimeve u supozuan rritje të ndryshme të temperaturës dhe u përllogarit se sa prej akullnajave do të shkriheshin dhe se si shkrirja e tyre do të rriste nivelet e detit. Në kushtet aktuale mendohet se krahasuar me periudhën para-industriale Toka do të arrijë një rritje temperature prej 2.7 gradësh Celsius, që do të thotë se deri në vitin 2100 rreth 32% e masës së akullnajave në Tokë do të zhduket.
“Pavarësisht se çfarë, ne do të humbasim shumë nga akullnajat,” tha për agjencinë e lajmeve AP autori kryesor i studimit David Rounce, studiues i akullnajave dhe profesor inxhinierie në Universitetin Carnegie Mellon. “Por gjithësesi ne kemi mundësinë të punojmë për të kufizuar numrin e akullnajave që mund të humbasim.”