Qasja e butë e Suedisë ndaj pandemisë së koronavirusit, ka ndihmuar në përhapje të infektimeve edhe në shtetet tjera, është thënë në një studim të ri.
Studimi, i publikuar nga revista shkencore, Eurosurveillance, është kryer nga hulumtuesit në Universitetin Uppsala në Suedi, Instituti për Shëndet Publik në Norvegji dhe Universiteti i Sidnejt në Australi.
“Suedia ka qenë eksportuese neto e koronavirusit në fqinjët tanë nordikë në vitin e parë të pandemisë”, ka thënë, John Pettersson nga Universiteti Uppsala.
Suedia ka marrë pak masa për të parandaluar përhapjen e këtij virusi në fazat e para të pandemisë, për dallim nga shtetet tjera skandinave.
Si rezultat, numri i të infektuarve ka qenë i lartë, gjë që menjëherë ka inkurajuar mutacionin e virusit, sipas hulumtuesve.
Studimi është bazuar në analizimin e 71,000 mostrave, duke u mundësuar hulumtuesve që të analizojnë prejardhjen e përhapjes së virusit nga rajoni nordik.
Zinxhiri i infektimeve është thënë të ketë pasur origjinën në Suedi, para se të kalonte në vendet tjera.
Prej shpërthimit të pandemisë, Suedia ka regjistruar mbi 15.000 viktima me koronavirus.
Për krahasim, Danimarka ka regjistruar rreth 2,700 viktima, Norvegjia rreth 900, derisa Finlanda rreth 1,200.
Secili prej këtyre vendeve ka pak më shumë se gjysmën e popullsisë së Suedisë.