Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar së fundmi të dhënat në lidhje me një studim të kryer për sa i përket grupmoshës e cila u infektua më së shumti me Covid-19 gjatë dimrit 2020-2021. Sipas studimit të ISHP grupmosha më e infektuar ishin të rinjtë 25–34 vjeç duke zënë vendin e parë me 20.3%, e përfaqësuar nga të rinjtë aktivë që zakonisht janë të shkujdesur dhe e neglizhojn zbatimin e masave anti-Covid dhe ndërkohë bëhet burim transmetues infeksioni ndaj grupmoshave të tjera. Prej tyre më të infektuar janë femrat 60.37% në raport me meshkujt 39.62%. Në vend të dytë renditet grupmosha mbi 65 vjeç 18.97%, prej të cilëve meshkujt 52.25% dhe femrat 46.74%. Në vend të tretë, grupmosha 55-64 vjeç 17.7%, prej të cilëve femrat 56.25% dhe meshkujt 43.75%. Ndërkohë që grupmoshat pediatrike dhe shkollore zënë nga 0.5 deri 1.13% të të konfirmuarve pozitivë. Ekspertët që kanë gjurmuar pandeminë në terren shprehen në studimin e tyre se pati infektim të lartë tek grupmosha 55–64 vjeç, pasi kjo grupmoshe është kryesisht e angazhuar në institucione drejtuese publike dhe jopublike. Ekspertët pohuan se infektimet në institucione publike dhe jopublike vërtetojnë se nuk janë zbatuar siç duhet masat mbrojtëse anti-Covid dhe për pasojë është zgjeruar zinxhiri transmetues i infeksionit viral. Grupmosha më e infektuar në institucione ishte ajo 45-60 vjeç, të cilët ishin më tej zinxhiri kryesor i transmetimit, duke infektuar në shumë raste prindërit në shtëpi apo edhe të tjera. Pavarësisht vlerës absolute të rasteve pozitive për meshkuj dhe femra, përqindjen më të madhe të rasteve e zënë femrat, gati në të gjitha grupmoshat, thotë studimi i ekspertëve të ISHP-së. Ekspertët thanë se femrat rezultuan më të infektuara se meshkujt pasi socializohen më shumë.

 

Artikulli paraprak“PAULIN PREKA VULOSI PERJETESINE ME HUMORIN E TIJ”
Artikulli tjetërNORMALIZOHET TRAFIKU NË QYTETIN E SHKODRËS