“Jeta e përditshme politike” në imazhe bardhezi u prezantua në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura nga studiuesi Zef Paci.
Nuk bëhet fjalë për periudhën që jemi duke jetuar, por për regjimin komunist. Një hulumtim i bërë nga Paci në arkivin fotografik të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, fillimisht për t’u prezantuar në Qendrën për Hapje edhe dialog, ndërsa tanimë në kuadër të nismës së “Procesit” (FAB) u rrëfye për studentët e arteve.
Është jeta e përditshme edhe jeta politike. Ishte një orvatje, që në hapje të COD. Kërkova që brenda një arkivi zyrtar të vendosja që të ndaja jetën politike edhe jetën e përditshme. Por në një farë mënyre, duke konstatuar edhe përzierjen e tyre, titulli ishte jeta politike e përditshme.
Dy ciklet e imazheve, mbi jetën politike edhe ajo e përditshme u shfaqën sipas një rendi kronologjik. Nuk mungojnë as fotot bardhezi të fëmijëve në jetimore, shtretër pranë njëri-tjetrit apo Instituti për Fëmijë Vagabondë, që të krijon përshtypjen e një kampi përqendrimi.
Besoj se ka vlera të çmueshme në aspektin e një realiteti edhe një kohe të caktuar tek fotografia, sepse megjithë manipulimin edhe subjektivitetin mundet që të ruhet një gjurmë i një kohe dhe një çasti të caktuar.
Çdo foto kërkon të evidentojë një moment historik,“Njeriun e ri socialist”, spitalet, jetën, por dhe vdekjen. Në ciklin “jeta e përditshme”, nuk mungon udhëheqësi i kohës Enver Hoxha.
Nuk e di nëse mund të bëj një përgjithësim. Por gjestet, veprimet, konteksti, peizazhit dhe psikologjia e personazhit në foto, qoftë edhe kur e mohon atë, flet.
Ndërsa, në ciklin “Jeta politike” ku vendin kryesor zë figura e diktatorit, mes fotove studiuesi evidenton reflektimin e kokës së Koçi Xoxes në një tavolinë, për të paralajmëruar, dënimin e tij me vdekje. Nuk mungojnë as altoparlantët në shtylla.
“Mendoj se janë të vlefshme. E kaluara është e pranishme edhe tek e sotmja, tek përvojat që trashëgojmë. Edhe në një farë mënyre nëse e shohim me vëmendje mund të jetë e vlefshme për të sotmen edhe për t’u orientuar edhe për të ardhmen”.-thotë Paci.
Fotografitë pasqyrojnë realitetin, duke e dokumentuar atë, pa ekzaltime
“Mjaft studiues mendojnë se bardhezija ruan një dorë më të fortë, shkon më afër dokumentares, më shumë sesa ngjyrat. Ngjyrat janë një element që realiteti shihet me ngjyrë, por që mund të çojnë në ekzaltime edhe situata që nganjëherë devijojnë edhe s’janë edhe të vërteta”.-shprehet studiuesi.
Profesor Zef Paci mendon se megjithë burimin zyrtar brenda fotografive mund të gjesh të çara, që pohojnë atë çka ka ndodh realisht, që në titull edhe përmbajtje janë mohuar.