“Ahengu Shkodran” i shpallur si një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore shqiptare ka ardhur mjaft bukur në ditën e trashëgimisë kulturore.
Nje work shop u mbajt ne ambjentet e Muzeut Historik, ishin te ftuar studiues dhe artistë që kanë dhënë kontributin e tyrë në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të Ahengut Shkodran.
Kompozitori Zef Çoba foli lidhur me karakteristikat qe i japin fizionomine Ahengut Shkodran. Ndersa studiuesi ferid bala iu referua artisteve te medhenj te ahengut shkodrane .
Me të ftuar këngëtarë të rinj dhe të mirnjohur të skenës mbarëshqiptare, “Ahengu Shkodran” 2017, i konceptuar me elementë të gjallë të traditës më të bukur të qytetit tonë, do ta kthejë natën e 29 shtatorit në një festë qytetare, ndaj jane te gjithe te ftuar ne Teatrin “Migjeni”.