“Emigracioni politik shqiptar ne vitet 44-55” dhe “Veprimtaria e kolonel Xhemal Laçit” janë titujt e dy librave të studiueses Leonora Laçi.
Këto dy vepra u prezantuan gjatë së dielës në ambientet e bibliotekës Marin Barleti, ndërsa autorja the se ideja e të dy librave është një paraqitja e një linje të paanshme duke u konsultuar me dokumentet në Shqipëri dhe ato në SHBA. Autorja Leonora Laçi ftoi të gjithë të rinjtë që të njihen me këto dy vepra, pasi sipas saj është një mundësi për të pasur një qasje tjetër ndaj historisë sonë. Ky ishte promovimi i parë i këtyre dy librave të botuar dhe hedhur në treg gjatë muajve të fundit.