Sfidat mbi të kaluarën komuniste, e vërteta historike dhe mënyra se si në këto 31 vite jemi ballafaquar me të kaluarën e sistemit diktatorial janë tema që diskutoi studiuesja Teuta Starova, kërkuese në Qendrën për Drejtësi dhe Transformim në universitetin e Tiranës. Gjatë aktivitetit të OSBE mbi drejtësinë tranzitore mbi të kaluarën komuniste, studiuesja Starova shtroi disa pyetje se çfarë dimë ne për komunizmin deri tek identifikimi i përgjegjësve të diktaturës, proces që ende është i paqartë.

Studiusja Starova thotë se e kaluara komuniste është një prej aspekteve që Bashkimi Europian kërkon për integrimin e Shqipërisë në BE. Ndërkohë vendet europiane përmes një resolute kanë dënuar dhe ndaluar sistemet totalitare, vendim që në Shqipëri nuk është marrë ende edhe pse BE e nxit vendin tonë të dënojë zyrtarisht sistemin dictatorial.

Një tjetër pyetje që studiuesja Starova shtron është se tashmë a ekziston paqja sociale në Shqipëri apo mënyra se si historia e komunizmit është paraqitur në tekstet shkollore si dhe faktet që përmes harresës dhe nostalgjisë në shumë raste diktatori Enver Hoxha shfaqet i ngjallur ende në shoqërinë shqiptare.

Të gjitha këto sfidat mbi të kaluarën komuniste që shtroi studiuesja Starova në këto takime që po bën OSBE për drejtësinë tranzitore mbi të kaluarën komuniste janë tema që kërkojnë hulumtime të thelluara akademike dhe një vendosmëri të qeverisë e drejtësië shqiptare për të zbardhur të vërtetën mbi komunizmin dhe për të informuar e ndërgjegjësuar brezat e rinj me të dhënat të sakta dhe të bollshme të sjella pa shtrembërime historike siç ka ndodhur në këto 31 vite. Deri më tani Shqipëria është shumë larg kësaj qasjeje mbi të kaluarën komuniste.

 

Artikulli paraprakSARAÇI- REKTORES GOLEMI: 80% KANË FIRMOSUR PETICIONIN
Artikulli tjetërTRAJNIM PROFESIONAL PËR TOPOGRAFINË