Moti i keq dhe stuhitë e dëborës kanë përfshirë verilindjen e vendit.

Në orët e para, temperaturat zbritën në -4 gradë celsius.

Nga Fushë Dukagjini deri në Reps, reshjet e dëborës të shoqëruara me erëra të forta penguan qarkullimin normal të mjeteve në Rrugën e Kombit.

Probleme ka edhe në akset e tjera rrugore, që lidhin Kukësin me Peshkopinë, Hasin edhe Tropojën.

Në disa zona të Bushtricës edhe Kalisit pati probleme edhe me energjinë elektrike.

Artikulli paraprakBRESHËRI PLUMBASH DREJT BANESËS, PLAGOSET 51-VJEÇARI NË MALËSI TË MADHE
Artikulli tjetërLIVING – EMBELSIRAT