E ndërsa Shqipëria e mesme është përfshirë nga stuhia, në veri të vendit vijojnë zjarret. Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pjesë të pyllit mes Qafë-Prushit dhe Qafë -Morinës në Tropojë.

Forca të shumta zjarrfikëse nga bashkia Tropojë e administrata dhe forca shtese nga bashkia Kukës e Has po vijojnë të punojnë prej dy ditësh për shuarjen e zjarrit, por ngelet vetëm një pjesë në Qafë-Morinë e cila dyshohet si zonë e minuar dhe nuk kanë marrë përsipër ndërhyrjen për shkak se mund të rrezikojë jetën punonjësve dhe banorëve.

Në javën e fundit janë regjistruar disa vatra zjarri nga veriu në jug.

Artikulli paraprakKTHEHESHIN NGA STERVITJA,AKSIDENTOHEN 4 FUTBOLLISTË TË LIBRAZHDIT
Artikulli tjetërVJEN REAGIMI I PARË NGA PD-JA PËR SESIONIN E RI TË KUVENDIT: RIFILLOI KLLOUNADA