Megjithëse jemi në fund të pranverës duket se duhet dhe pak kohë për t’i thënë mirupafshim reshjeve.
Ndonëse këto ditë kanë qenë me temperatura të larta, aq sa plazhet e vendit janë mbushur me pushues, maji rikthen disa ditë me stuhi e rrebeshe në disa zona të vendit.
Sipas meteorologëve, pas mesditës priten rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa mbrëmja pakëson ndjeshëm shirat në territor duke i lokalizuar kryesisht në Veri dhe Qendër.
Temperaturat ulen lehtë në mëngjes por rënie me 2 – 3°C sjellin orët e mesditës kur maksimumi pritet të shënojë deri 28°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në bregdet, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18/ 23 °C
në vendet e ulëta: 16/ 24 °C
në vendet malore: 12/ 19 °C