Pjesa më e madhe e Evropës është përfshirë nga stuhia e njohur nga meterologët si “Ciara”. Fillimisht ajo preku Britaninë e Madhe, ku më pas u zhvendos dhe në Gjermani.
Një video e publikuar nga Daily Mail tregon momentin e tmerrshëm kur një fëmijë brenda një karroce, rrëzohet dhe zhvendoset disa metra më tutje si pasojë e erës me shpejtësi rreth 128 km/h.
Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren e Balckpoolit të Britanisë. Fatmirësisht fëmija i moshës 1 vjeç nuk pësoi dëme nga rrëzimi, por u rrezikua së tepërmi pasi në ato momente në rrugë vërshonin shumë makina.
Personi që ka realizuar videon ka shkruar në një postim në Twitter:
“Shëtitorja e Blackpool u pllakos nga një stuhi me erëra të forta, si uragan. Ndërkohë njerëzit i marrin fëmijët e tyre për një shëtitje”.