Më të pambrojturit nga reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e erës gjatë këtyre ditëve ishin banorët e komunitetit rom në Shkodër. Shiu I rënë ka hyrë brenda në të gjitha çadrat ndërkohë që era e fortë I ka dëmtuar edhe më tepër ato. Banorët tregojnë vështirësitë me të cilat janë përballur gjatë këtyre ditëve.

Ata kërkojnë që bashkia Shkodër të marrë masa, pasi përballimi I situatës së krijuar nga reshjet gjatë dimrit e bën të vështirë jetesën e tyre.

Komuniteti rom, I vendosur prej vitesh në Shkodër nuk merr asnjë mbështetje nga institucionet përkatëse. Të lënë në harresë, pa mundësi për të punuar dhe në mëshirë të kushteve të motit, ata kërkojnë një zgjidhje për problemet me të cilat përballen çdo ditë.

Artikulli paraprakBANORËT: NA RREZIKOHET JETA NGA RRJETI ELEKTRIK
Artikulli tjetërOSHEE SHKODËR DHURON GJAK PËR TALASEMIKËT