Stuhia e borës pushton Britaninë, kaos në rrugë
BRITANI-Godet stuhia e dëborës! Britania e madhe zgjohet në kaos teksa reshjet e dëborës kanë mbuluar rrugët dhe paralajmërohet rëndim i kushteve atmosferike si dhe ulje të temperaturave deri në -6 gradë celsius. Qytetarët britanikë janë përballur sot me një kaos në rrugët e tyre në një kohë kur stuhitë dimërore përfshinë fshatrat dhe qytetet gjatë natës duke shkaktuar ngrica dhe sipërfaqe të rrezikshme. Zyra “Met”(Met Office) dhe agjensitë ambientaliste kanë paralajmëruar qytetarët britanikë të tregohen të kujdesshëm ndaj përmbytjeve dhe ngricave që mund të shkaktohen teksa temperaturat do të bien në mbrëmje deri në -6 gradë celsius. Dëborë e rënduar ka rënë përgjatë natës edhe në Greater Manchester, Devon, Cornwall dhe Uellsin perëndimor, me temperatura që kanë shkuar deri 0 gradë celsius e duke shkaktuar rendesë të trafikut rrugor në pikun e tij. Shoqëruar kështu edhe nga rreshje të dendura dëbore, kushtet e rrugëve kanë qenë të vështira si pasojë ngricës dhe baltës së pranishme.