Një stuhi e fuqishme dëbore e cila ka përfshirë së fundmi Europën, ka goditur Francën dhe Gjermaninë, duke shkaktuar një situatë kaotike për këto dy vende.

Fatmirësisht deri në tani nuk ka asnjë raportim për viktima, por zyrtarët e dy vendeve kanë bërë të ditur se ka patur demë të konsiderueshme infrastrukturore. Në Francë, 237.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Gjithashtu, u njoftua se shpejtësia e erës në shumë zona kishte arritur deri në 146 kilometër në orë. Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Gjermani, ku mijëra banesa janë pa energji.

Pavarësisht ndërhyrjes së autoriteteve shumë rrugë kanë prezencë të lartë akulli ndërkohë që drejtuesit e automjetve janë këshilluar që t’i ngasin makinat me shpejtësi të kufizuar për të evituar aksidente të mundshme që mund të favorizohen nga kushtet atmosferike, temperatura e ulët, shikimi i dobët për shkak të stuhisë si dhe ngricat. Në të dyja shtetet përgjatë gjithë natës ka patur një prezencë të shtuar të forcave zjarrëfikse në terren. Këta të fundit kanë qënë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Në shumë zona, banorëve u është bërë thirrje që të evitojnë kategorikisht daljet si dhe të qëndrojnë në ambient të ngrohtë, deri në një komunikatë të dytë nga ana e zyrtarëve. Deri më tani, si pasojë e motit të ashpër në Europë, kanë humbur jetën qindra persona, shumica e të cilëve në Poloni, ku termometri shënon -25 gradë celcius.

Artikulli paraprakSTUHIA E DËBORËS ‘EGON’ GODET FRANCËN E GJERMANINË
Artikulli tjetërKULT – SYTKI BRAHIMI