Ne nje lidhje direkte me emisionin “Info Plus” ne Star Plus Tv, gazetarja Nereida Vitoja ka informuar ne lidhje me situaten e sotme ne Shkoder pas stuhise qe perfshiu qytetin te marten.

Pas më shumë se 3 orësh reshje intensive, situata në territorin e qytetit është përmirësuar plotësisht.

Në akset kryesore të qytetit nuk ka më prezencë uji, ndërkohë që tashmë po punohet në rrugët dytësore dhe në lagjet periferike të qytetit për zhbllokimin e kanalizimeve, me qëllim largimin e shpejtë të ujit.

Te gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër kanë qenë në gatishmëri për këtë situatë, e cila u menaxhua në kohë rekord nga punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Emergjencave Civile të Bashkisë, Policisë Bashkiake, Policisë së Shtetit, Forcave Zjarrfikëse dhe Ujësjellës Kanalizime Shkodër.

Stuhia e mbremshme ka shkaktuar edhe nje viktime, ku efektivi i FNSH, shtetasi N.L per shkak te stuhise ka humbur kontrollin e motomjetit qe drejtonte duke rene ne kanal dhe si pasoje ka humbur jeten.

Artikulli paraprakLIBRA SHQIP PËR NXËNËSIT E DIASPORËS, RAMA: MËSOJNË TRADITAT DHE KULTURËN SHQIPTARE
Artikulli tjetërKTHJELLIME, VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT