Në ZONAT E THELLA, PROBLEME NGA DëBORA DHE FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE. Moti i keq me stuhi dhe reshje të rrëmbyera shiu ka mbërthyer gjithë vendin.
Nga veriu në jug raportohen probleme pasi lumenj kanë dalë nga shtrati dhe kanë dëmtuar rrugë e fusha, kurse pishat e rrëzuara nga stuhia e erës janë kthyer në rrezik për banorët. Ndërkohë që shumë zona po vuajnë edhe ndërprerjen e energjisë elektrike, pasi shumë shtylla janë shembur gjatë natës. Faktikisht vetem dy dite me pare ministria e brendshme paralajmeroi se do te kishte stuhi te forta dhe reshje shiu ne Qarkun e Shkodres, megjithate duket se keto erera aspak normale per kohen kane ndryshuar kohen kur jemi vetem pak dite para dites se veres dhe dites se pare te pranveres 21 Marsi. Megjithate, burime prane prefectures se Shkodres bejne me dije se ka pasur disa probleme sa I takon furnizimit me energji elektrike, nderkohe qe si pasoje e ererave te forta ka pasur disa deme material ne zonen e nenshkodres. Nderkohe ne rrethin e Pukes, si shkak I reshjeve te dendura te debores, ka probleme ne disa prej akseve rrugore, per shkak edhe te ngricave nderkohe qe autoritetet I bejne thirrje drejtuesve te automjeteve qe te bejne kujdes gjate qarkullimit.
[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/Fm89L0l2u4Y” frameborder=”0″ allowfullscreen ]