Barcelona regjistroi fitoren e 7-të radhazi në La Liga, duke blinduar gjithmonë e më shumë kreun e klasifikimit.

Ashtu si në fazën e parë përballë Las Palmas-it, sfida përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të blaugranave, që nuk e patën aq të thjeshtë përballë një debutuese, që është në garë për mbijetesën. Yjet e formacionit të Enriques ishin ata që zgjidhën sfidën me Luis Suarezin e Neymarin që realizuan që në pjesën e parë për epërsinë e miqve. Uruguajani vazhdoi të thellonte për më tepër diferencën në garën për “Këpucën e Artë” duke realizuar pas vetëm 6 minutash lojë, pas një aksioni tipik të Barcës. Las Palmas megjithatë barazoi shumë shpejt duke shënuar dhe ajo një gol mjaft të bukur skuadre që u finalizua nga Ëillian Jose. Barcelona megjithatë mbetet Barcelona, dhe pasi Neymar e Suarez u ngatërruan mes këmbëve të njëri-tjetrit në të 39-tën ishte braziliani që shtyu drejt rrjetës topin e 1-2 për blaugranat. . Me rezultatin në favor në pjesën e dytë Barcelona filloi të mendonte për mesjavën europiane duke i lënë dhe disa hapësira Las Palmasit, që ju afrua disa herë golit të barazimit (mintua 82-të). Gjithsesi vërshëllima e fundit zyrtarizoi suksesin e 7-të radhazi në kampionat për Barcën që vazhdon të mbetet e pashqetësuar në krye të renditjes.

Artikulli paraprakHARADINAJ: VENDI DREJT ZGJEDHJEVE, THAÇI SDO TE ZGJIDHET PRESIDENT
Artikulli tjetërZBULOHET GRUPI MBESHTETES I BEN BLUSHIT, EDHE DEPUTETE SHKODRANE