Partia Uniteti Kombëtar ka ngritur akuza për tjetërsim votash në KZAZ numër 12-13, në Lezhë. Sipas akuzave, nga vëzhguesit është venë re manipulim i votës dhe se pavarësisht konstatimit, numërimi ka vijuar normalisht. Ndërkohë KQZ njoftoi sot pushimin e ankimimit.

“Kam qenë vëzhgues në KZAZ Nr 12 dhe 13 dhe kam kapur shkelje të manipulimit të votës.
Në momentin që vumë re që PS iu hoqën 40 vota, vumë re që njerës parti kandidate për këshill bashkiak iu rritën 16 vota he pasi ne vëzhguesit konstatuam shkeljen, numërimi vijoi.

Ne si subjekt politik kërkojmë mandatin e tretë të Këshillit Bashkiak pasi kemi vënë re shkelje dhe manipulim të votës. Duke qenë se jemi përpara këtij fakti, kërkoj që kërkesa jonë të merret parasysh”, thuhet në ankimim.

Artikulli paraprakBENET BECI NË TAKIMIN FALËNDERUES: SHKODRA ME RAMËN DHE QEVERINË NË KRYE TË LISTËS SË PRIORITETEVE DHE INVESTIMEVE
Artikulli tjetërOSMANI: KRYETARËT E KOMUNAVE VERIORE TË BETOHEN BRENDA AFATEVE LIGJORE