20 marsi shënoi fillimin e aplikimeve për përfitimin e subvencioneve në bujqësi e blegtori. Të shumtë janë fermerët në Shkodër të cilët janë paraditur pranë drejtorisë së bujqësisë për të bërë aplikimin. Ata shprehen se nuk kanë shumë kohë që janë në pritje dhe se shpresojnë që nuk do të kenë vonesa.

Ndërkohë ka edhe prej atyre që nuk e kanë shumë të qartë për dokumentët dhe mënyrën e aplikimit të subvencioneve.

Ministria e Bujqësisë pret që gjatë këtij viti blegtoria të njohë një rritje përmes Skemës Kombëtare, pas rënies për disa vite me radhë. Por fermerët dhe ekspertë të fushës shprehen kritikë dhe kërkojnë që mbështetja të jetë për çdo njësi prodhimi, me qëllim që të nxitet sektori. Aplikimet për skemën e mbështetjes në bujqësi janë të hapura deri në 11 prill 2023 ndërsa fermerët kanë mundësi të kryejnë aplikimin online në e-albania.

Artikulli paraprakBANORËT: JEMI TË RREZIKUAR, MJETET TË ULIN SHPEJTËSINË
Artikulli tjetërHYSA: VIROZAT E STINËS, MË TË RREZIKUARIT JANË FËMIJËT