Nga 431 fermerë aplikues për përfitimin e subvencioneve gjatë vitit 2018 janë shpallur për tu financuar 300 fermerë, nga ku kanë përfituar 205 prej tyre.

Këto të dhëna i bën të ditur Drejtori Rajonal i Bujqësisë në Shkodër Mustafë Kraja.

Fermerët që kanë kultivuar bimë medicionale, sera, apo sipërfaqe me shega, ullishte etj, kanë qenë përfitues të skemës së subvencioneve.

Ndërkohë drejtori Kraja thotë se këtë vit ka një risi pasi është financuar dhe zëvendësimi i plastmasit në sera.

Përsa i përket skemës së përfitimit të qumështit , drejtori Kraja thotë se dorëzimi i faturave që duhej të kryhej në fund të tetorit është shtyrë për në dhjetor.

Kështu për të mos penalizuar asnje fermer për shkak të vonesës së procedurave.

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SHKOLLAT PËR NJË MJEDIS TË GJELBËRT
Artikulli tjetërSHKODËR, 23 RASTE ME KANCER GJIRI GJATË 2018-ës