KRYETARI I KUVENDIT NË SUEDI, APEL TË GJITHË KOSOVARËVE QË TË HEQIN DORË NGA AZILI. Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, sot në Prishtinë në një takim me homologun e tij kosovarë, Kadri Veseli, ka thënë se edhe Kosova do të marrë liberalizim të vizave, por ky proces, sipas tij, është rënduar pas numrit të madh të azilkërkuesve kosovarë.Urban në një deklarim për media, pas takimit me kryetarin Veseli, tha se Suedia i mbështet aspiratat evropiane të Kosovës, dhe janë miq të fortë të liberalizimit të vizave. “Suedia dëshiron që të gjithë popujve tu mundësohet që të lëvizin lirshëm.

Kemi parë që numri i azilkërkuesve në Suedi po rritet. Që nga fillimi i këtij viti rreth 50 mijë persona kanë kërkuar azil në Suedi dhe ky fakt nuk i ndihmon procesit të liberalizimit të vizave, për arsye se ngritet pyetja se në momentin e liberalizimit të vizave sa do të jetë numri i personave që do të kërkojnë azil në vendet e BE-së. Po kemi parë një ngritje të numrit të azilkërkuesve nga Kosova, por jemi duke e trajtuar këtë çështje. Mirëpo, ju duhet ta dini që Suedia e përkrahë procesin e liberalizimit të vizave në Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit” Ndërsa, kryetari Veseli ka thënë se vizita ka qenë në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën. Ai ka thënë ta kenë falënderuar atë për ndihmën e rëndësishme që ka dhënë Suedia për Kosovën, dhe ka kërkuar nga ai ndihmë edhe për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) dhe në OSBE. CEshtja e azikerkuesve esthe ceshtja me e nxehte per momentin ne kosove si shkak I rritjes se numrit te personave qe po largohen nga kosova gjate koheve te fundit

Artikulli paraprakTIRANA, NË SHTATOR DO TË JETË KRYEQYTETI I PAQES
Artikulli tjetërGODINA E RE E FOTOTEKES MARUBI