Gjuha raciste e Sekretares së Brendshme Britanike Suella Braverman ndaj shqiptarëve, të cilët i cilësoi si kriminelë, ka nxitur mjaft reagime, ndërsa është kërkuar që zyrtarja e lartë britanike të kërkojë një ndjesë publike ndaj shqiptarëve. Në një shkrim në rrjetet sociale shkrimtarja dhe filozofia shqiptare në Britaninë e Madhe, Lea Ypi, Braverman, thotë se ka marrë një telefonatë nga Braverman, për të cilën thotë se i vjen keq për atë që ka thënë.

“Sapo mora një telefonatë nga Suella Braverman, e cila mesa duket po telefonon disa anëtarë të diasporës shqiptare për t’iu thënë se i vjen keq për vërejtjet e saj dhe gjithçka ka thënë. Ajo ka ftuar një delegacion për të pirë çaj mali në Home Office”- ka shkruar Ypi në Twitter.

Nuk ka asnjë reagim nga institucionet zyrtare, ndërsa duket sikur shkrimtarja mund të jetë duke e bërë edhe ironi, apo ndonjë shaka me rastin e 1 prillit.

Artikulli paraprakE TRISHTË NË BUNDESLIGË, TIFOZI HUMB JETËN NË TRIBUNË
Artikulli tjetërNIS NESËR KONVENTA NDËRKOMBËTARE E TURIZMIT/ RAMA: PLATFORMË DISKUTIMI DHE PROMOVIMI PËR SHQIPËRINË