Më pak se 30 banorë jetojnë në fshatin Suka-Dajç, nga më shumë se 300 që ka qenë deri pak vite më parë. Kryetari I fshatit Kolë Mazija tregon se tashmë në këtë zonë jetojnë vetëm banorë të moshës së tretë, pasi të gjithë të rinjtë kanë emigruar në vendet e Bashkimit Europian apo në Amerikë.

Kryetari I fshatit tregon se emigrimi ka krijuar probleme të shumta në ekonominë e zonës pasi familjet që merren me bimë dekorative tashmë nuk mund të gjejnë as punëtorë për të mbajtur hapur aktivitetin e tyre.

Janë më pak se 30 banorë të cilat jetojnë në fshatin Suka – Dajç, ku sipas kryetarit, ky numër pritet të zvogëlohet sërish pasi moshat e reja kërkojnë të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit me çdo kusht.

Artikulli paraprakKONTROLLE SELEKTIVE NË HOTELET ME 4 DHE 5 YJE
Artikulli tjetërMYSLIMANËT MBËSHTETIN QENDRËN “ROZALBA”