Suka – Dajç është një nga fshatrat më të prekur nga përmbytjet në njësinë administrative Dajç. Pas tërheqjes së ujit, jetesa në këtë fshat duket se po I rikthehet normalitetit, ndërkohë që po kryhen edhe inspektimet në lidhje me evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet tek banorët e zonës.

Për kryetarin e fshatit Suka – Dajç, Kolë Mazia, vlerësimi I dëmëve duhet të bëhet me përgjegjshmëri ndërkohë që përgjegjësia kryesore për dëmshpërblimin e banorëve mbetet tek qeveria thotë ai.

Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 80 hektarë tokë bujqësore ka qenë e përmbytur ndërsa thotë se përmbytjet e këtij viti kanë shkaktuar më shumë dëme se ato të vitit 2018.

Fshati Suka – Dajç për shkak të terrenit, mbetet një nga fshatrat më të dëmtuar sa herë ka përmbytje në njësinë administrative Dajç.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR E IPA FIRMOSIN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
Artikulli tjetërSHKODËR, “GJUHADOLI” PO DËMTOHET DITA DITËS