AMULI: EKIPI DUHET TË PRIVATIZOHET DHE TË BAZOHET TEK ELEMENTI SHKODRANË. “Star Sport” ka ardhur këtë të hënë me të ftuar specialë ku futbollisti shkodranë, Xhevahir Sukaj, pasi është rikthyer me titullin kampion nga Irani me ekipin e Sepahan, ka folur haptazi për një të ardhme të tij tek Vllaznia. Ndër të tjera, Sukaj është ndalur konkretisht duke qenë I hapur për një kalim, por sipas tij situate është plotësisht alarmante.
I ftuari tjetër ka qenë kryetari aktual i bordit të Vllaznisë Xhevdet Amuli. Në fjalën e tij përveç pozicionit aktual, Amuli ka folur dhe për të ardhmen e ekipit ku ai është i mendimit që kuqelbutë të privatizohen. Në pjesën e dytë “Star Sport” është fokusuar tek ekipi i çiklizmit të Vllaznisë dhe Kupës së zhvilluar në nderim të “Agim Tafilit”. I ftuar në studio ka qenë trajneri Sabetin Hoxha dhe çiklisti Reis Ferhati ku u rendit në vendin e tretë. Ndër të tjera Hoxha pasi u pyet se ku e shikon ekipin e tij në qoftëse do të ishte në përballje ekipore, ai u shpreh me superlativa. Star Sport do të vijë të hënën në një emision special për të parë me konkretisht të ardhmen e sportit shkodranë e sidomos atë të Vllaznisë ku do të hidhet dritë drejt projekteve apo programeve të sportit që mund të kenë drejtuesit e rinj të Bashkisë së Shkodrës, kushdo qoftë që vjen në drejtim të saj.