Sulmuesi i Partizanit Xhevahir Sukaj që më parë ka luajtur me Vllazninë shprehet me nota pozitive për ndeshjen e fundit që shkodranët zhvilluan për Kupë ndaj Skenderbeut.
Për Sukajn Vllaznia është një ekip tjetër me disa ndryshime. Sukaj thotë se është shumë herët për të folur për një rikthim të tij tek Vllaznia por dëshirën e ka të madhe për të qenë sërish në skuadrën e qytetit të tij. Xhevahir Sukaj pasi u kthye nga Irani preferoi që të jetë pjesë e Partizanit, skuadër pretendente këtë sezon. Sukaj është një prej golashënuesve më të mirë në Superligë.